-Makiazhi permanent dhe tatuazhi, kanë ndryshim nga njëri-tjetri?

-Sigurisht që kanë.Janë 2 procedura të ndryshme.Dallimet kryesore:

Dallimi i pare është thellësia e futjes së pigmentit.Tek makinat e tatuazhit,”dalja” e gjilpërës është më e madhe, gjilpëra depërton nën lëkurë më thellë,për këtë arsye bërja e tatuazhit është më e dhimbshme.Në makiazhin permanent gjilpëra ” ecën” praktikisht nëpër sipërfaqen e lëkurës,klienti ndjen një diskomfort të lehtë.

Tjetër -Kohëzgjatja e efektit

Makiazhi permanent mban 1-2 vjet,në raste të rralla 6-8 muaj.Më pas ai duhet ribërë,nëse nuk ribëhet ai gradualisht do të zhduket.Tatuazhi bëhet përgjithmonë dhe  nuk zhduket .Ai mund të hiqet vetëm me lazer ose me remover.

Dhe sigurisht vjen rezultati nga procedura.Nga permanenti ju do të merrni një nuancë të lehtë natyrale makiazhi.Pas tatuazhit ngjyra do të jetë e forte,e ndezur,me kufizime të përcaktuara.

Po ju ,çfarë do të zgjidhnit?

MIKROBLADING(MB)-metoda manuale e tatuazhit.Mbi lëkurë me ndihmën e një tehu special nga shumë gjilpëra” vizatojnë” prerje,të cilat i mbushin me pigment.Gjatë makiazhit permanent mbi lëkurë  vizatohen mikrovrima.

Pas përtharjes së makiazhit permanent, mbi lëkurë mbetet vetëm pigmenti.Ndërsa pas Mikroblading(MB) mbeten shenja nga prerjet.Me ndihmën e makiazhit permanent mund të bëhen të gjitha format e vetullave dhe të buzëve. Mikroblading(MB) vizatohet me qime shumë të holla.

Për shkak të thellësisë së pakontrolluar të shpimit dhe inflamacionit të brendshëm që zhvillohet pas prerjes,pigmenti mund të fillojë të notojë.Gjithashtu ekziston rreziku që pas njëfarë kohe vetullat të mavijosen.

Gjëja më e pakëndshme ju pret pas 1 viti ose 1 viti e gjysëm.Pigmenti pjesërisht do të largohet,kurse korrigjimi është i pamundur të bëhet-mbi lëkurë tashmë ka mikrovrraja.Se çfarë do të shkaktojë pigmenti në vazhdim nuk dihet.

PARALAJMËRIMET PARA PROCEDURËS

Që procedura të shkojë me sukses dhe pa pasoja të padëshiruara,janë të nevojshme disa njohuri  specifike:

24 orë para procedures duhet të ndaloni marrjen e preparative që hollojnë gjakun,përfshirë dhe ato me origjinë bimore.

24 orë para procedures preferohet të hiqni dorë nga coca-cola,pijet alkoolike dhe energjike.

Në prag të procedures duhet  të hiqni dorë nga përdorimi i kremrave të yndyrshëm në zonën ku do të bëhet makiazhi permanent.

Hiqni dorë nga ineksionet, peeling acid,pastrimet dhe procedurat e tjera kozmetike 7 deri 10 ditë para makiazhit permanent dhe  14 ditë pas tij.

Mos bëni banjo  dielli të paktën 14 ditë para procedures së makiazhi permanent.

Gjatë makiazhit permanent të qepallave: hiqen qerpikët fallco dhe para vetë procedures –hiqen lentet e kontaktit.

Gjatë makiazhit permanent të vetullave: një ditë më pare nuk bëhet korrigjim i vetullave me çdo lloj mënyre.

Nuk rekomandohet të bëhet  makiazh  permanent  gjatë menstruacioneve.