1. KUNDËRINDIKACIONE ABSOLUTE për makiazhin permanent: Format  e  pakompensuara të diabetit të sheqerit; Sëmundjet e rënda të organeve të brendshme,-çdo sëmundje kronike në periudhën e acarimit;Temperatura e lartë e trupit;Tendenca e lëkurës për të formuar plagë keloide; Stadi progresiv i psoriazës,mbushja me puçrra psoriatike në fytyrë; gjendje të rënda imunodeficite,HIV; Cikli menstrual; Hemofilia dhe sëmundje të tjera që shoqërohen me uljen e koagulimit të gjakut; Epilepsia,gadishmëria e rritur konvulsive; Çrregullime të rënda psiqike; Dehja me alkool dhe lëndët narkotike

2. KUNDËRINDIKACIONE RELATIVE për makiazhin permanent:  Proceset  inflamative në lëkurë,mbushja me puçrra të qelbëzuara në zonën e ndikuar,acarimi i sëmundjes me njolla dhe rozacea.Tatuazhi mund të bëhet vetëm gjatë lehtësimit – mungesës së elementëve  inflamativë dhe qelbëzimeve në lëkurë.Trajtimi mjekësor me medikamente të forta(antibiotikë,kortikosteroidë,antikoagulantë,retinoide etj.)gjatë terapisë me rreze dhe kimioterapi. Sëmundjet autoimune.Hipertensioni,tensioni arterial i lartë.Sëmundjet alergjike,(psh dermatiti atopik)në stadin e acarimit.Herpesi në stadin akut.Shtatëzania dhe ushqimi me gji.Këtu  është disi e paqartë.Përderisa kryerja e testimeve klinike në grate shtatëzëna dhe me fëmijë në gji është e ndaluar në të gjithë vendet,të dhënat për sigurinë e kësaj procedure,janë vërtetuar vetëm tek grate jo shtatëzëna dhe që nuk ushqejnë fëmijët me gji.Mosha  minorene.