SI SHËROHET?(PËRTHAHET).!!Pas procedures së pare koret bien dhe boja çelet.Ky është reagim  normal i lëkurës,për  këtë nevojitet korrigjimi.Para korrigjimit duhet të mbetet 20-30% e bojës,shumë shpesh lëkura nuk e pranon bojën që herën e pare dhe del fare.Ky është reagim normal,pikërisht për këtë duhet korrigjimi.

Ngjyra nuk shfaqet menjëherë.Sapo të ikin koret,ju do të shihni një ngjyrë shumë të çelët dhe  më të ftohtë të makiazhit permanent.Nuk ia vlen të shqetësoheni,ditë pas dite,brenda dy javësh ngjyra do të bëhet më e errët dhe më e theksuar.Kjo lidhet me faktin që herën e pare në vendin e koreve formohet lëkurë e re, ajo ka nuance të  zbardhur dhe vetë pigmentin ne e shohim menjëherë mbi të.Brenda dy javësh lëkura shërohet plotësisht dhe vetëm atëherë vlerësohet rezultati.Zakonisht kjo është nuance e çelët e jashtëzakonshme,efekti i vetullave natyrale. Ditën e korrigjimit mjeshtri shton bojë në  boshllëqet  ku  boja nuk duket.Disa klientë kanë nevojë për dy korrigjime.Kjo lidhet me karakteristikat e tipit të lëkurës, kështu personat me lëkurë të yndyrshme e kanë 100% të nevojshme, personat me pore të zgjeruara në ballë, me puçrra dhe sekrecione yndyrore të larta!!Korrigjimi i dytë gjithashtu u nevojitet njerëzve  me rigjenerim të shpejtë lëkure, njerëzve  me tatuazh të vjetër,si edhe ata që kanë problem në organizëm me hormonet, tiroiden. Sidoqoftë,duhet  me qenë të  përgatitur që do të duhet të bëhen 3 procedura,nëse është e nevojshme.Gjithashtu ndodh që boja të përshtatet që herën e pare dhe korrigjimi nuk është i nevojshëm,gjithçka është individuale. Korrigjimi është i nevojshëm pas një muaji.

Menjëherë pas procedures në zonën e makiazhit permanent do të ketë një ënjtje të vogël dhe skuqje,ndërsa ngjyra e makiazhit permanent do të jetë shumë më e ndezur dhe më e errët seç do të rezultojë në fund.Ditën e dytë pas procedures do të fillojë të formohet një kore mbrojtëse,e cila përbëhet nga pigmenti dhe qelbi juaj.Kjo kore NË  ASNJË MËNYRË nuk duhet hequr dhe dëmtuar.Pasoja minimale është “boshllëku” i pigmentit në këtë vend,pasoja më e keqe është formimi i vrrajave.Që të gjithë ne kujtojmë nga fëmijëria:po të hiqnim koren nga plaga,do të mbetej “shenjë”.Në rastin e makiazhit permanent ky rregull funksionon, e ç’është më e keqja vrraja do ta” thithë”  shumë keq pigmentin në korrigjim dhe makiazhi  permanent mund të dale lara-lara.Nëse ajo del mbi 1mm,atëherë ju mund ta prisni pjesën që lëkundet me kujdes(!!!) me gërshërët e thonjve.

Derisa koret të largohen vetë dhe kjo ndodh pas 4-7 ditësh, makiazhi permanent  nuk mund të laget,të zbutet  përkatësisht me skrabe,maska,banja.Po kështu ndalohen rreptësisht ngarkesat fizike të shoqëruara me djersitje të madhe.Vendosja e grimit mbi makiazhin permanent  gjithashtu është e ndaluar.Në këtë listë hyn solari dhe nxirja natyrale intensive gjatë një muaji  pas procedures-pigmenti i freskët nën rrezet ultraviolet çngjyroset shumë shpejt.

Kjo ishte lista e gjërave që janë të pamundura të bëhen.Tani lista e gjërave që mund dhe duhet të bëhen:

  1. Ditën e pare ose të dytë,ndërkohë që formohet korja,ME SHUMË DELIKATESË e ngjyejmë vendin e makiazhit  permanent  me pecetë të thatë të pastër.Kjo duhet bërë në mënyrë që korja që po formohet të mos jetë shumë e trashë e për këtë të mos plasaritet.Kjo gjë duhet bërë 2-4 herë në ditë.Edhe njëherë: NGJYEJMË,por nuk fërkojmë.Kjo ka të bëjë jo vetëm me pecetën e thatë,por edhe me të gjithë manipulimet që do të pasqyrohen më poshtë.
  2. Në rastin e makiazhit permanent të buzëve, para procedures marrim”Aciklovir” për 3-5 ditë,5 ditë me rradhë.Kjo gjë është shumë e rëndësishme-probabiliteti i shfaqjes së herpesit pas procedures është shumë i lartë.E njëjta gjë  ndodh  edhe me makiazhin permanent të zonave të tjera,edhe pse në këto vende është vënë re më rrallë.
  3. Për makiazhin  permanent  të freskët është  e rëndësishme të përgatitet  me “Klorgeksidin”. KURRËSESI ME PEROKSID!Kjo duhet bërë me disk pambuku të pastër ose me shkop pambuku në rastin e permanentit të qepallave.
  4. Menjëherë pas klorgeksidinës,  makiazhi  permanent  duhet  të lyhet me vazelinë kozmetike. ME SHTRESË TË HOLLË( vendosim shumë pak vazelinë,vetulla dhe balli nuk duhet të shkëlqejnë nga vazelina) në mënyrë që korja të mos”rripet” por të hidratohet pakëz,   kështu vazhdojmë për 2 ditë. Pas 2 ditësh nuk përdoret më  klorgeksidin,por me vazelinë vazhdojmë ta hidratojmë edhe për 5 ditë (3 herë ne ditë me shtresë shumë të hollë)