Informacion mbi Permanet Mock UP

 

1. KUNDËRINDIKACIONE ABSOLUTE për makiazhin permanent: Format  e  pakompensuara të diabetit të sheqerit; Sëmundjet e rënda të organeve të brendshme,-çdo sëmundje kronike në periudhën e acarimit;Temperatura e lartë e trupit;Tendenca e lëkurës për të formuar plagë keloide; Stadi progresiv i psoriazës,mbushja me puçrra psoriatike në fytyrë; gjendje të rënda imunodeficite,HIV; Cikli menstrual; Hemofilia dhe sëmundje të tjera që shoqërohen me uljen e koagulimit të gjakut; Epilepsia,gadishmëria e rritur konvulsive; Çrregullime të rënda psiqike; Dehja me alkool dhe lëndët narkotike

 

2. KUNDËRINDIKACIONE RELATIVE për makiazhin permanent:  Proceset  inflamative në lëkurë,mbushja me puçrra të qelbëzuara në zonën e ndikuar,acarimi i sëmundjes me njolla dhe rozacea.Tatuazhi mund të bëhet vetëm gjatë lehtësimit – mungesës së elementëve  inflamativë dhe qelbëzimeve në lëkurë.Trajtimi mjekësor me medikamente të forta(antibiotikë,kortikosteroidë,antikoagulantë,retinoide etj.)gjatë terapisë me rreze dhe kimioterapi. Sëmundjet autoimune.Hipertensioni,tensioni arterial i lartë.Sëmundjet alergjike,(psh dermatiti atopik)në stadin e acarimit.Herpesi në stadin akut.Shtatëzania dhe ushqimi me gji.Këtu  është disi e paqartë.Përderisa kryerja e testimeve klinike në grate shtatëzëna dhe me fëmijë në gji është e ndaluar në të gjithë vendet,të dhënat për sigurinë e kësaj procedure,janë vërtetuar vetëm tek grate jo shtatëzëna dhe që nuk ushqejnë fëmijët me gji.Mosha  minorene.

 

INFORMACION PËR KUJDESIN

SI SHËROHET?(PËRTHAHET).!!Pas procedures së pare koret bien dhe boja çelet.Ky është reagim  normal i lëkurës,për  këtë nevojitet korrigjimi.Para korrigjimit duhet të mbetet 20-30% e bojës,shumë shpesh lëkura nuk e pranon bojën që herën e pare dhe del fare.Ky është reagim normal,pikërisht për këtë duhet korrigjimi.

 

Ngjyra nuk shfaqet menjëherë.Sapo të ikin koret,ju do të shihni një ngjyrë shumë të çelët dhe  më të ftohtë të makiazhit permanent.Nuk ia vlen të shqetësoheni,ditë pas dite,brenda dy javësh ngjyra do të bëhet më e errët dhe më e theksuar.Kjo lidhet me faktin që herën e pare në vendin e koreve formohet lëkurë e re, ajo ka nuance të  zbardhur dhe vetë pigmentin ne e shohim menjëherë mbi të.Brenda dy javësh lëkura shërohet plotësisht dhe vetëm atëherë vlerësohet rezultati.Zakonisht kjo është nuance e çelët e jashtëzakonshme,efekti i vetullave natyrale. Ditën e korrigjimit mjeshtri shton bojë në  boshllëqet  ku  boja nuk duket.Disa klientë kanë nevojë për dy korrigjime.Kjo lidhet me karakteristikat e tipit të lëkurës, kështu personat me lëkurë të yndyrshme e kanë 100% të nevojshme, personat me pore të zgjeruara në ballë, me puçrra dhe sekrecione yndyrore të larta!!Korrigjimi i dytë gjithashtu u nevojitet njerëzve  me rigjenerim të shpejtë lëkure, njerëzve  me tatuazh të vjetër,si edhe ata që kanë problem në organizëm me hormonet, tiroiden. Sidoqoftë,duhet  me qenë të  përgatitur që do të duhet të bëhen 3 procedura,nëse është e nevojshme.Gjithashtu ndodh që boja të përshtatet që herën e pare dhe korrigjimi nuk është i nevojshëm,gjithçka është individuale. Korrigjimi është i nevojshëm pas një muaji.

Menjëherë pas procedures në zonën e makiazhit permanent do të ketë një ënjtje të vogël dhe skuqje,ndërsa ngjyra e makiazhit permanent do të jetë shumë më e ndezur dhe më e errët seç do të rezultojë në fund.Ditën e dytë pas procedures do të fillojë të formohet një kore mbrojtëse,e cila përbëhet nga pigmenti dhe qelbi juaj.Kjo kore NË  ASNJË MËNYRË nuk duhet hequr dhe dëmtuar.Pasoja minimale është “boshllëku” i pigmentit në këtë vend,pasoja më e keqe është formimi i vrrajave.Që të gjithë ne kujtojmë nga fëmijëria:po të hiqnim koren nga plaga,do të mbetej “shenjë”.Në rastin e makiazhit permanent ky rregull funksionon, e ç’është më e keqja vrraja do ta” thithë”  shumë keq pigmentin në korrigjim dhe makiazhi  permanent mund të dale lara-lara.Nëse ajo del mbi 1mm,atëherë ju mund ta prisni pjesën që lëkundet me kujdes(!!!) me gërshërët e thonjve.

Derisa koret të largohen vetë dhe kjo ndodh pas 4-7 ditësh, makiazhi permanent  nuk mund të laget,të zbutet  përkatësisht me skrabe,maska,banja.Po kështu ndalohen rreptësisht ngarkesat fizike të shoqëruara me djersitje të madhe.Vendosja e grimit mbi makiazhin permanent  gjithashtu është e ndaluar.Në këtë listë hyn solari dhe nxirja natyrale intensive gjatë një muaji  pas procedures-pigmenti i freskët nën rrezet ultraviolet çngjyroset shumë shpejt.

Kjo ishte lista e gjërave që janë të pamundura të bëhen.Tani lista e gjërave që mund dhe duhet të bëhen:

  1. Ditën e pare ose të dytë,ndërkohë që formohet korja,ME SHUMË DELIKATESË e ngjyejmë vendin e makiazhit  permanent  me pecetë të thatë të pastër.Kjo duhet bërë në mënyrë që korja që po formohet të mos jetë shumë e trashë e për këtë të mos plasaritet.Kjo gjë duhet bërë 2-4 herë në ditë.Edhe njëherë: NGJYEJMË,por nuk fërkojmë.Kjo ka të bëjë jo vetëm me pecetën e thatë,por edhe me të gjithë manipulimet që do të pasqyrohen më poshtë.
  2. Në rastin e makiazhit permanent të buzëve, para procedures marrim”Aciklovir” për 3-5 ditë,5 ditë me rradhë.Kjo gjë është shumë e rëndësishme-probabiliteti i shfaqjes së herpesit pas procedures është shumë i lartë.E njëjta gjë  ndodh  edhe me makiazhin permanent të zonave të tjera,edhe pse në këto vende është vënë re më rrallë.
  3. Për makiazhin  permanent  të freskët është  e rëndësishme të përgatitet  me “Klorgeksidin”. KURRËSESI ME PEROKSID!Kjo duhet bërë me disk pambuku të pastër ose me shkop pambuku në rastin e permanentit të qepallave.
  4. Menjëherë pas klorgeksidinës,  makiazhi  permanent  duhet  të lyhet me vazelinë kozmetike. ME SHTRESË TË HOLLË( vendosim shumë pak vazelinë,vetulla dhe balli nuk duhet të shkëlqejnë nga vazelina) në mënyrë që korja të mos”rripet” por të hidratohet pakëz,   kështu vazhdojmë për 2 ditë. Pas 2 ditësh nuk përdoret më  klorgeksidin,por me vazelinë vazhdojmë ta hidratojmë edhe për 5 ditë (3 herë ne ditë me shtresë shumë të hollë)

DALLIMET E TATUAZHIT NGA PERMANENTI

-Makiazhi permanent dhe tatuazhi, kanë ndryshim nga njëri-tjetri?

-Sigurisht që kanë.Janë 2 procedura të ndryshme.Dallimet kryesore:

Dallimi i pare është thellësia e futjes së pigmentit.Tek makinat e tatuazhit,”dalja” e gjilpërës është më e madhe, gjilpëra depërton nën lëkurë më thellë,për këtë arsye bërja e tatuazhit është më e dhimbshme.Në makiazhin permanent gjilpëra ” ecën” praktikisht nëpër sipërfaqen e lëkurës,klienti ndjen një diskomfort të lehtë.

 

Tjetër -Kohëzgjatja e efektit

Makiazhi permanent mban 1-2 vjet,në raste të rralla 6-8 muaj.Më pas ai duhet ribërë,nëse nuk ribëhet ai gradualisht do të zhduket.Tatuazhi bëhet përgjithmonë dhe  nuk zhduket .Ai mund të hiqet vetëm me lazer ose me remover.

Dhe sigurisht vjen rezultati nga procedura.Nga permanenti ju do të merrni një nuancë të lehtë natyrale makiazhi.Pas tatuazhit ngjyra do të jetë e forte,e ndezur,me kufizime të përcaktuara.

 

Po ju ,çfarë do të zgjidhnit?

MIKROBLADING(MB)-metoda manuale e tatuazhit.Mbi lëkurë me ndihmën e një tehu special

nga shumë gjilpëra” vizatojnë” prerje,të cilat i mbushin me pigment.Gjatë makiazhit permanent mbi lëkurë  vizatohen mikrovrima.

 

Pas përtharjes së makiazhit permanent, mbi lëkurë mbetet vetëm pigmenti.Ndërsa pas Mikroblading(MB) mbeten shenja nga prerjet.Me ndihmën e makiazhit permanent mund të bëhen të gjitha format e vetullave dhe të buzëve. Mikroblading(MB) vizatohet me qime shumë të holla.

 

Për shkak të thellësisë së pakontrolluar të shpimit dhe inflamacionit të brendshëm që zhvillohet pas prerjes,pigmenti mund të fillojë të notojë.Gjithashtu ekziston rreziku që pas njëfarë kohe vetullat të mavijosen.

 

Gjëja më e pakëndshme ju pret pas 1 viti ose 1 viti e gjysëm.Pigmenti pjesërisht do të largohet,kurse korrigjimi është i pamundur të bëhet-mbi lëkurë tashmë ka mikrovrraja.Se çfarë do të shkaktojë pigmenti në vazhdim nuk dihet.

 

 

PARALAJMËRIMET PARA PROCEDURËS

 

Që procedura të shkojë me sukses dhe pa pasoja të padëshiruara,janë të nevojshme disa njohuri  specifike:

24 orë para procedures duhet të ndaloni marrjen e preparative që hollojnë gjakun,përfshirë dhe ato me origjinë bimore.

24 orë para procedures preferohet të hiqni dorë nga coca-cola,pijet alkoolike dhe energjike.

Në prag të procedures duhet  të hiqni dorë nga përdorimi i kremrave të yndyrshëm në zonën ku do të bëhet makiazhi permanent.

Hiqni dorë nga ineksionet, peeling acid,pastrimet dhe procedurat e tjera kozmetike 7 deri 10 ditë para makiazhit permanent dhe  14 ditë pas tij.

Mos bëni banjo  dielli të paktën 14 ditë para procedures së makiazhi permanent.

Gjatë makiazhit permanent të qepallave: hiqen qerpikët fallco dhe para vetë procedures –hiqen lentet e kontaktit.

Gjatë makiazhit permanent të vetullave: një ditë më pare nuk bëhet korrigjim i vetullave me çdo lloj mënyre.

Nuk rekomandohet të bëhet  makiazh  permanent  gjatë menstruacioneve.

 

Shpresoj shumë që ta merrni seriozisht këtë  informacion,sepse do të jetë i dobishëm.